ASH-ja të shtunën zgjedh organet e partisë dhe diskuton për pjesëmarrjen në Qeveri

ASH-ja të shtunën zgjedh organet e partisë dhe diskuton për pjesëmarrjen në Qeveri

Aleanca për Shqiptarët në Kumanovë do të mbajë Kuvendin Qendror ku do të zgjedh organet e partisë dhe do të diskutojë me anëtarësinë për pjesëmarrjen e saj të mundshme në Qeveri. Elmi Aziri nga Aleanca për Shqiptarët, në emisionin “Rruga drejt” në Alsat deklaroi se vendimi do të merret sipas mesazhit që jep anëtarësia. Në “Rruga drejt” që sonte transmetohet në orën 22:20 në Alsat, Aziri flet edhe për ndarjen e resorëve, ndryshimet kushtetuese dhe Kuvendin e bllokuar për disa muaj, shkruan Alsat.

”Do të diskutohet kompletimi i organeve të partisë, do të diskutohet situata e përgjithshme politike, vendi dhe roli i ASH-së në të gjitha këto zhvillime dhe sigurisht do të diskutohet edhe mundësia e përfshirjes së ASH-së në Qeveri, sepse dihet botërisht që për vendime të tilla të një rëndësie të jashtëzakonshme për ASH-në, do të mundohemi që sa më shumë anëtarë dhe simpatizant të ASH-së ta japin qëndrimin dhe mesazhin e tyre”, deklaroi Elmi Aziri, Aleanca për Shqiptarët. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button