Keqpërdorimet e makinave zyrtare, qeveria do t’i shqyrtojë dëshmitë

Keqpërdorimet e makinave zyrtare, qeveria do t’i shqyrtojë dëshmitë

Gazetar: Mefail Ismaili

Qeveria i shmanget përgjigjeve konkrete për publikimin e dëshmive të Komisionit për Antikorrupsion, në të cilat ka argumente për keqpërdorim të detyrës zyrtare të nga ana e ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, si dhe të ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Dërguam dy pyetje konkrete në kabinetin e kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe atë:

Si do të veproj Qeveria pas dëshmive të publikuara nga Komisioni për Antikorrupsion se ministri Oliver Spasovski për tre muaj nuk e ka nënshkruar vendimin për ndërprerjen e përkohshme të punës për kompaninë për kontrolleve teknike të automjeteve, VIA KOMERC, tek e cila ka bërë kontrollin edhe autobusi i BESA TRANS, i cili u aksidentua në Bullgari dhe humbën jetën 45 shtetas të RMV-së? dhe
A do të ngre iniciativë Qeveria për të kërkuar përgjegjësi nga Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, i cili ka shfrytëzuar automjetet zyrtare për aktivitete partiake dhe zgjedhore?

Por përgjigjja nga kabineti i kryeministrit ishte shumë e shkurtër dhe jo konkrete:

“Lidhur me pyetjet e parashtruara ju informojmë se Qeveria do ti shqyrtojë gjetjet të konfirmuara nga Komisioni Shtetëror për pengimin e korrupsionit”, përgjigjen shkurt nga Qeveria.

Në seancën e një ditë më parë, komisioni për Anti – Korrupsion vendosi të dorëzojë dëshmi shtesë në Prokurori, të cilat konfirmojnë se Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski për tre muaj nuk e ka nënshkruar vendimin që përkohësisht ti merret leja e punës, kompanisë për kontrolle teknike “VIA KOMERC e cikla nuk i ka përmbushur kushtet për punë, pasi të punësuarit nuk kanë qenë kompetent dhe profesionist të kualifikuar për të kryer kontrolle teknike, ndërsa në këtë periudhë ka kryer kontroll teknik edhe autobusi i “BESA TRANS” i cili u dogj në autostradën “Struma” ku e humbën jetën 45 Qytetarë dhe shtatë mbetën me lëndime të rënda. Spasovski e ka nënshkruar vendimin për ndërprerjen e përkohshme të punës së kompanisë për kontrolle teknike, vetëm tre ditë pasi ka ndodhur tragjedia e autobusit.

Anti Korrupsioni kërkoi nga Qeveria që të ngrejë iniciativë për përgjegjësi edhe për ministrin e jashtëm Bujar Osmani për keqpërdorimin e automjeteve zyrtare për aktivitetet partiake. Sipas Komisionit për këto vetura, Ministria nuk mban asnjë evidencë për përdorimin e tyre pasi nuk ka pasur person të angazhuar i cili duhej të kujdeset për automjetet, mënyrën për përdorimin e tyre, gjendjen teknike dhe higjienën. Por as nuk mund të vërtetohet shpenzimi mesatar i një automjeti, se për cilat automjete sa lëndë djegëse është harxhuar gjatë periudhës së kontrolluar. Mungojnë edhe evidenca të rregullt për kilometrat e kaluar të automjeteve si dhe leje për udhëtim me ta./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button