ASH: Policia e BDI-zuar të ndalojë metodat e UDB-së ndaj studentëve, arrestoni kriminelët

ASH: Policia e BDI-zuar të ndalojë metodat e UDB-së ndaj studentëve, arrestoni kriminelët

“Policia e BDI-zuar të ndalojë urgjentisht metodat e UDB-së për t’i kërcënuar studentët të cilët denoncuan një krim të rëndë në Universitetin e Tetovës ku “profesoresha” që ka në krah Ali Ahmetin kërcënon dhe dhunon studentët, si dhe protestuan duke kërkuar të drejtën e tyre për arsim dhe siguri”, thuhet në reagimin e ASH-së.

Sipas kësaj partie akuza për inçizim dhe publikim të paligjshëm ndaj studentëve nuk mban, pasi inçizimi është bërë në institucion publik dhe jo në shtëpinë private.

“Pas denoncimit të bërë nga studentët policia duhet të shkojë në Kërçovë dhe të arrestojë atë që dhunonte studentët dhe jo studentët të cilët guxuan të denoncojnë këtë skandal.
Kujtojmë Ali Ahmetin dhe BDI-në se studentët janë ata që prishën Jugosllavinë dhe derivatet e atij sistemi nuk mund të zënë për fyti studentët dhe zërin studentor”, thuhet në reagimin e ASH-së, nga ku përkujtojnë se kanë ndjekur me vëmendje dhe kujdes të veçantë këtë rast duke përkrahur moralisht studentët në këtë betejë.

“Por, sot kur BDI dhe i gjithë aparati shtetëror u vu në shërbim dhe mbrojtje të profesoreshës dhunuese, ne ndjehemi të detyruar që të vihemi në mënyrë të drejtpërdrejte në mbrojtje të studentëve. Që sonte studentët do të na kenë në krah me çdo mundësi që do të kemi në dispozicion”, thonë nga ASH-ja.

LEXO EDHE:

Back to top button