Asnjë viktimë dhe katërmbëdhjetë raste të reja me koronavirus në Kosovë

Në Kosovë u raportuan të mërkurën 14 raste të reja me koronavirus, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Sipas raportit të saj ditor, rastet e reja rezultuan pas testimit të 2,140 mostrave.

Në 24-orëshin paraprak nuk u raportua për asnjë viktimë, ndërsa si të shëruar u konfirmuan 61 pacientë.

Aktualisht, numri i rasteve aktive është 515.

Që nga fillimi i pandemisë, Kosova ka regjistruar mbi 160,000 raste të të infektuarve dhe 2,974 viktima.

Deri të mërkurën, mbi 681,000 qytetarë të Kosovës janë vaksinuar plotësisht kundër koronavirusit.

LEXO EDHE:

Back to top button