" "
Mariopoulos dhe Harkovi janë rrafshuar dhe është sigurt vetëm në Ukrainën perëndimore dhe në pjesën qendrore të Kievit, është shprehur në Programi 200, gazetarja Kristina Atovska, e cila raporton nga fushat e betejës në Ukrainë.
Siç tha ajo, të dy qytetet janë rrafshuar për tokë, shkruan Alsat.
“Mund të them se situata është e sigurt në qendër të Kievit dhe në Ukrainën perëndimore. Kështu nuk është në lindje. Luftërat vazhdojnë ende atje. Çdo ditë marrim njoftime se ka të paktën një bombë në Donetsk, në Luhansk, në Kharkov, në Mariopoulos… Mund të them se Kharkovi dhe Mariopoulos janë rrafshuar. Aty zhvillohet luftë aktive,” tha Atovska./ Alsat.mk








