Autoritetet serbe thonë se kanë vaksinuar mbi 19 mijë persona kundër COVID-19

Në Serbi më shumë se 19.000 persona janë vaksinuar kundër koronavirusit (COVID-19), deklaroi sekretari shtetëror i Ministrisë së Shëndetësisë së këtij vendi, Mirsad Gjerlek.

“Çdokush që vaksinohet merr një informator. Vaksinimi në vetvete nuk është i dhimbshëm. Më shumë se 19.000 persona janë vaksinuar deri më tani dhe do të ketë 20.500 deri më sot”, deklaroi Gjerlek për Radio Televizionin e Serbisë.

Ai gjithashtu njoftoi se vaksinimi do të fillojë nesër në Suboticë, Zrenjanin, Novi Sad, Krushevac, Nish.

Pas qytetarëve më të vjetër se 75 vjeç do të fillojë faza e parë B, e ndjekur nga qytetarët e moshës 64 deri 74 vjeç, tha Gjerlek, duke shtuar se do të jetë radha e tyre në varësi të situatës aktuale epidemiologjike dhe numrit të vaksinave.

Serbia ishte një ndër vendet e para në rajon që nisi imunizimin kundër Covid-19. Edhe pse vaksinimi filloi me vaksinën e Pfizer, në vend gjithashtu përdoret vaksina ruse Sputnik V dhe vaksina kineze kundër Covid-19.

LEXO EDHE:

Back to top button