Azeski: Ekonomia e brendshme në vitin 2025 do të jetë nën presion të fortë nga zhvillimet në Evropë.
Azeski: Ekonomia e brendshme në vitin 2025 do të jetë nën presion të fortë nga zhvillimet në Evropë.
Gazetar: Miki Trajkovski
Sfidat kryesore me të cilat do të përballet ekonomia e Maqedonisë së Veriut periudhën e ardhshme janë të njëjta në 20 vitet e fundit dhe kanë të bëjnë me pesë gjëra, thotë Branko Azeski, kryetar i Odës ekonomike të Maqedonisë. Ato janë parandalimi i korrupsionit dhe ekonomia gri, gazifikimi i shpejtë i shtetit, likuiditeti i ekonomisë dhe infrastruktura.
“Mendoj se të gjitha janë të segmentuara, të përpunuara nga ne, të dorëzuara në Qeveri dhe Kuvend dhe e vetmja gjë që mungon është vullneti politik që të miratohen së bashku dhe ta bëjmë këtë. Do të thotë se, presim që Qeveria e re ta miratojë në Kuvend dhe ta ndihmojë biznesin dhe pastaj biznesi të jetë i gatshëm duke shtuar aktivitetet e tij edhe për të ndihmuar shtetin”, deklaroi Branko Azeski – kryetar i Odës ekonomike të Maqedonisë.
Azeski shton se ekonomia vendase në vitin 2025 do të jetë nën presion të fortë nga zhvillimet në Evropë.
“Do të jetë nën presion të fortë nga zhvillimet në Evropë, veçanërisht rasti me Ukrainën, nëse do të ketë përshkallëzim të mëtejshëm, i cili do të prekë Gjermaninë, e cila është partneri ynë strategjik me 80% të eksportit. Në BE, ne eksportojmë 80%, 80% nga kjo në Gjermani kurse një kompani si “Xhonson Meti” eksporton 80% në Gjermani. Pra, ne do të jemi të goditur nga ky rrezik dhe duhet të bëjmë një lloj dispersioni”, tha Branko Azeski – kryetar i Odës ekonomike të Maqedonisë.
Ngjarjet në Gjermani, muajt e fundit, sipas kreut të Këshillit për investime të huaja, Viktor Mizo tashmë është reflektuar në punën e kompanive të huaja në Maqedoni.
“Tashmë në disa kompani po shohim ulje drastike jo të numrit të punonjësve, por të largimit natyral të tyre. Ato vende pune mund të mos plotësohen, ose shpejtësia e punësimit të mund të ulet në mënyrë drastike. Të gjitha kompanitë janë në situatë të pritjes se çfarë do të ndodhë dhe kjo pritshmëri nuk është vetëm brenda dhjetorit, por të paktën në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm do të presim të gjithë”, u shpreh Viktor Mizo – kryetar i këshillit për investime të huaja. /Alsat.mk