Bajerni me shumë mund eviton më të keqen në Bundesligë

Bajern Mynih ka regjistruar një tjetër ndalesë në rrugëtimin e tij drejt titullit kampion në Gjermani. Edhe pse skuadra e Hansi Flik duket e pakapshme nga rivalët në këtë edicion, gjithsesi rezultati ka qenë një surprizë, pasi skuadra ka barazuar mes vuajtjesh në shtëpi ndaj një ekipi që luftonte për mbijetesë si Arminia Bielefeld.

Duket se lodhja e udhëtimit në Katar kishte ndikuar te bavarezët, të cilët u tronditën që në minutat e pare kur Vlap i dha avantazhin miqve ndërsa para fundit të pjesës së parë, Pieper shënoi edhe golin e dytë. Pjesa e dytë ishte edhe me argëtuese pasi nisi me golin e Levandovskit, ndërsa vetëm një minutë pas tij Gebauer shënoi për ekipin mik duke çuar rezultatin në 1-3.

Bavarezët nuk u dorëzuan dhe me një provë karrakteri barazuan pasi shënuan dy here me Toliso e Dejvis, duke provuar në fund edhe të fitonin këtë sfidë. Por rezultati nuk ndryshoi dhe Bajerni u desh të kënaqej me këtë pikë të vështirë, duke mbajtur 5 pikë pas Lajpcigun e vendit të dytë, i cili duket si rivali i vetëm që u ka mbetur në kampionat.

LEXO EDHE:

Back to top button