Balotazhi 2021: Alsat, në transmetim maratonë
Në orën 07:00 të mëngjesit janë hapur kutitë për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, ku marrin pjesë 90 kandidatë për kryetarë komunash.
Rrethi i parë zgjedhor i mbajtur më 17 tetor, përcaktoi drejtuesit e 34 komunave dhe anëtarët e Këshillave Komunal, ndërsa balotazhi zhvillohet në 44 komuna.
Televizioni Alsat, do të jetë në transmetim maratonë me edicione lajmesh cdo dy orë, ku do të përcjellim informacione nga qendrat e votimit në gjithë vendin, përmes lidhjeve të drejtëpërdrejta të gazetarëve tanë që ndodhen në terren e që janë të shpërndarë në mbarë vendin.
Në orën 19:00 atëherë kur pritet të mbyllen kutitë e votimit, procesi zgjedhor dhe numërimi i votave do të komentohen me të ftuarit të shumt në studio./ Alsat.mk








