Banka Botërore paralajmëron “Krizë brenda krizës”

Banka Botërore paralajmëron “Krizë brenda krizës”

Presidenti i Bankës Botërore, David Malpass, ka paralajmëruar një “katastrofë njerëzore”, pasi çmimet e ushqimeve janë rritur ndjeshëm pas pushtimit rus të Ukrainës.

Ashtu si pandemia COVID-19, tha ai, kriza e ushqimit do t’i godiste më së shumti njerëzit më të varfër në botë, sepse ata “do të hanë më pak dhe do të kenë më pak para për çdo gjë tjetër, siç është shkollimi”.

Në një intervistë me redaktorin e ekonomisë së BBC-së, Faisal Islam, Malpass tha se rezervat globale të ushqimit janë të mëdha sipas standardeve historike dhe ka ushqim të mjaftueshëm në botë për të ushqyer të gjithë, por do të duhet të vendoset një proces për t’u çuar ushqimin te ata më në nevojë.

Shefi i Bankës Botërore ngriti gjithashtu shqetësimet për goditjen e “krizës brenda krizës”, që lind nga paaftësia e vendeve në zhvillim për të shlyer borxhet e tyre të mëdha pandemike mes rritjes së çmimeve të ushqimit dhe energjisë.

“Afërsisht 60% e vendeve më të varfra tani janë ose në vështirësi borxhi ose në rrezik të lartë për të qenë në vështirësi borxhi,” tha ai.

Ai këshilloi vendet, veçanërisht ato me borxhe të paqëndrueshme, të veprojnë herët në strategjitë për të ulur barrën e tyre të borxhit.

LEXO EDHE:

Back to top button