Tre persona arrestohen për dhunë në familje, me një tjetër zhvillohet bisedë zyrtare
Tre persona janë privuar nga liria, ndërsa me një tjetër është zhvilluar bisedë zyrtare nga policia gjatë 24 orëve të fundit, pas denoncimeve për raste të ndryshme të dhunës në familje.
“Më 28.06.2026, në orën 00:10, nëpunës policorë të SPB Kumanovë e privuan nga A.S. (25) nga një fshat i Komunës së Nagoriçanit të Vjetër, duke vepruar pas denoncimit të mëparshëm se më 27.06.2026, rreth orës 18:30, e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 26-vjeçare. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të paraqitet kallëzimi përkatës”, njoftoi MPB.
“Më 27.06.2026, në orën 19:40, në rajonin e Shkupit, nëpunës policorë të SPB Shkup e privuan nga liria M.J. (61), pas denoncimit të mëparshëm se në shtëpinë e tij kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten 55-vjeçare dhe vajzën e tyre 21-vjeçare. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzimi përkatës”.
“Më 28.06.2026, në orën 02:30, në Shkup, në zonën e Çairit, nëpunës policorë të SPB Shkup e privuan nga liria U.I. (41), pas denoncimit të mëparshëm se më 27.06.2026, në banesë e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 39-vjeçare. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse. Ndërsa më 28.06.2026, në orën 07:10, në Stacionin Policor Kisella Vodë, nëpunës policorë të SPB Shkup zhvilluan bisedë zyrtare me S.K. (62), pas denoncimit të mëparshëm se në banesë, në zonën e Qendrës, e kishte sulmuar fizikisht vajzën e saj 41-vjeçare”, thonë nga MPB.
Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse./Alsat.mk.








