fbpx

Bankat analizojnë shtyrjen e re të pagesave për kreditë


Bankat komerciale po bëjnë llogari nëse nga vjeshta do ketë shtyrje të re të afatit për pagesat e kredive, mëson jozyrtarish Aslat nga sektori bankar. Megjithatë nga Asociacioni bankar i Maqedonisë thonë se me vëmendje po ndjekin gjendjen ekonomike në vend. Bankierët vlerësojnë se ende është herët të hapet kjo temë pasi masa për shtyrjen e pagesës së kredive tani është diku ka mesi i saj dhe përfundon në tetor. Nëse në periudhën në vijim rrethanat lidhur me pandeminë e Kovid 19 imponojnë nevojën për masa të reja, anëtaret e Asociacionit bankar të Maqedonisë do e shqyrtojnë mundësinë për ndihmë të mëtejshme për popullatën dhe afaristët.

Për momentin nuk ka kushte të parashikohet zhvillimi i ngjarjeve dhe të komentohen aktivitetet e radhës.

Informacionet që siguruam tregojnë se do të pritet për rekomandime dhe udhëzime të punës që duhet të vijnë nga Shoqata Evropiane Bankare. Qytetarët që vendosën të shtyjnë shlyerjen e kredive kanë mundësinë që ta anulojnë këtë vendim dhe të vazhdojnë shlyerjen e borxhit para skadimit të gjashtë muajve, respektivisht të mos presin deri në tetor, kur kjo masë përfundon. Bankierët rekomandojnë që ata qytetarë ose familje që kanë rroga të rregullta të vazhdojnë të paguajnë borxhin sepse normat e interesit edhe ashtu po rrjedhin. Për momentin ata thonë se likuiditeti i sektorit bankar është i qëndrueshëm.

“Në fillimin e kësaj mase, 70% e qytetarëve që kanë kredi në banka vendosën të shtyjnë pagesën për gjashtë muaj. Të dhënat nga sektori bankar thonë se qytetarët më shumë kanë ngrirë kredi konsumatore, ndërsa një përqindje e ulët hipotekë, respektivisht kredi banesore”.

Pasi Qeveria solli dekret për të shtyrë pagesën e kredive bankare, qytetarët duhej të vendosnin me dëshirën e tyre dhe ta informonin bankën se si do të veprojnë. Përndryshe, sot Banka Popullore njoftoi se muajin e kaluar kishte një rritje të kredive për amvisëri edhe atë 6.6 përqind në krahasim me të njëjtin muaj vitin e kaluar. Për të njëjtën periudhë, qytetarët në banka për 8.4 përqind kanë lënë më shumë kursime sesa vitin e kaluar.

Ile Petrevski

LEXO EDHE:

Back to top button