fbpx

Bankat shpalosin kushtet për shtyrjen e kredive


Bankat kanë filluar të shpallin kushtet, që qytetarët duhet të plotësojnë, për një shtyrje të dytë të detyrimeve të kredisë. Humbjet e vendeve të punës për shkak të shpërthimit të pandemisë, uljes së pagës, ose kosto të larta mjekësore janë tre kriteret që banka të lejojë një shtyrje të re gjashtë-mujore, duke filluar nga 1 tetori. Secila bankë do të njoftojë klientët që i plotësojnë kushtet me një ofertë për një shtyrje të dytë, dhe qytetarët do të duhet të tregojnë brenda 10 ditëve nëse e pranojnë ofertën. Ata që nuk do të marrin një njoftim nga banka, për një shtyrje të dytë, nëse dëshirojnë, mund ta kërkojnë atë nga banka dhe të presin njoftim nëse kërkesa e tyre është pranuar.

Bankat tregtare

-Kredi marrësi ose bashkë-kredi marrësi ka ndërprerje të marrëdhënies së punës gjatë krizës

-Kredi marrësi ose bashkë- kredi marrësi kanë një ulje të pagës së paku 10% gjatë krizës

-Kosto të larta mjekësore për shkak të sëmundjes së shkaktuar nga COVID-19

Për të marrë një shtyrje të dytë, klientët do të duhet të dëshmojnë me dokumentacionin e duhur, se janë prekur negativisht nga kriza edhe atë:

Bankat tregtare – Ekstrakt nga llogaria e transaksionit për periudhën nga 01.01.2020 deri më 31.08.2020

-Dëshmi të ndërprerjes së punësimit

-Dokumentacioni mjekësor që daton nga viti 2020

-Dokumentacion tjetër me kërkesë të bankës

Ajo që qytetarët duhet të kenë parasysh është se edhe me shtyrjen e dytë të detyrimeve të kredisë, ata nuk do të kursehen nga norma e interesit. Si për gjashtëmujorin e parë, ashtu edhe për këtë banka llogarit interesin, i cili më pas do të shtohet në pjesën tjetër të kësteve për produktin e kredisë.

Andrea Çobanova

 

LEXO EDHE:

Back to top button