EVN Maqedoni njofton se sot do të ketë ndërprerje të planifikuar të energjisë elektrike në disa pjesë të Komunës së Karposhit.
Sipas njoftimit, ndërprerja do të zgjasë nga ora 09:00 deri në ora 14:00. Pa energji elektrike do të mbeten një pjesë e banorëve në rrugën “Angel Dinev”, SHF “Dimo Haxhi Dimov”, si dhe një pjesë e shfrytëzuesve në rrugët “Mramorec” dhe “Esperanto”.
Nga EVN bëjnë të ditur se ndërprerja është e planifikuar dhe u rekomandojnë qytetarëve të prekur të marrin masat e nevojshme gjatë periudhës së ndërprerjes.








