Temperaturat deri në 38 gradë, pasdite pritet mot i paqëndrueshëm
Sot paradite moti do të jetë me diell dhe me vranësira të pakta deri mesatare, ndërsa gjatë orëve të pasdites pritet zhvillim i vranësirave të paqëndrueshme të shoqëruara me reshje shiu, bubullima dhe erë të përforcuar.
Sipas parashikimit, në disa zona lokale ka kushte edhe për paraqitje të breshrit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior, e cila herë pas here do të forcohet.
Temperatura maksimale gjatë ditës do të jetë nga 29 deri në 38 gradë Celsius.
Në Shkup, paradite do të mbizotërojë mot me diell dhe vranësira të pakta deri mesatare, ndërsa pasdite pritet mot i paqëndrueshëm me mundësi për reshje shiu, bubullima dhe erë të përforcuar nga veriu. Temperatura maksimale në kryeqytet do të arrijë deri në 35 gradë Celsius.







