Banorët e Kievit strehohen në stacionet e metrosë dhe parkingje pas sulmeve të Rusisë

Alarmi i sulmeve ajrore ka rënë në Kiev që në orët e mëngjesit për shkak të sulmeve me raketa të kryera nga forcat e Rusisë në shumë pjesë të vendit, veçanërisht në kryeqytetin e Ukrainës

Për shkak të sulmeve me raketa të kryera nga ushtria e Rusisë në Ukrainë, banorët e Kievit u strehuan në stacionin e metrosë dhe në parkingje, raporton Anadolu Agency (AA).

Alarmi i sulmeve ajrore ka rënë në Kiev që në orët e mëngjesit për shkak të sulmeve me raketa të kryera nga forcat e Rusisë në shumë pjesë të vendit, veçanërisht në kryeqytetin e Ukrainës.

Në kryeqytet, njerëzit u strehuan në stacionet e metrosë, parkingje dhe nënkalime për të shmangur sulmet.

– Shpallet emergjencë në sistemin energjetik të Ukrainës

Në një deklaratë me shkrim nga Kompania Kombëtare e Energjisë e Ukrainës, “Ukrenergo”, thuhet se infrastrukturat energjetike janë dëmtuar si rezultat i sulmeve raketore ruse kundër vendit.

Në deklaratë thuhet se për shkak të sulmeve me raketa, Sistemi i Unifikuar i Energjisë së Ukrainës humbi më shumë se 50 për qind të kapacitetit të tij të prodhimit të energjisë elektrike, dhe për këtë arsye u vendos që të shpallet gjendje e jashtëzakonshme në sistemin energjetik.

– Rusia lëshoi ​​më shumë se 60 raketa

Autoritetet e Ukrainës njoftuan se forcat e Rusisë kryen më shumë se 60 sulme me raketa në pjesë të ndryshme të Ukrainës në mëngjes.

Njoftohet se 37 nga 40 raketat e lëshuara në kryeqytetin Kiev dhe vendbanimet përreth u shkatërruan në ajër.

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitaliy Klichko, në deklaratën e tij në orët e para të mëngjesit, deklaroi se ka pasur shpërthime në zonat Desyanskiy, Dniprovskiy dhe Holosiivskyi të qytetit.

LEXO EDHE:

Back to top button