Banorët e Labënishtës së Strugës kërcënojnë me bojkotimin e mësimit nëse nuk ndërpriten punimet ndërtimore në guroret

Banorët e Labënishtës së Strugës kërcënojnë me bojkotimin e mësimit nëse nuk ndërpriten punimet ndërtimore në guroret

Gazetar: Miki Trajkovski

Guroret në Labunishtë të Strugës, dy vjet pas mbylljes së tyre nga shteti, tani po punojnë sërish. Makineritë ndërtimore gërmojnë dhe minojnë çdo ditë dhe dëgjohen shpërthime të forta që shqetësojnë banorët. Organizatat Joqeveritare kërcënojnë me bllokada dhe bojkot të mësimit në shkollat fillore lokale nëse qeveria nuk e mban premtimin.

“Por me shumë gjasa ka qenë mbyllje për nevojat e zgjedhjeve lokale dhe parlamentare. Pas përfundimit të të gjitha atyre zgjedhjeve dhe kohës që kaloi, të njëjtat gurore u kthyen në territorin tonë, pra filluan të punojnë të gjitha guroret. Në bashkëpunim me bashkësinë lokale ndoshta do të duhet të aplikojmë masa radikale duke bllokuar rrugët dhe vetë popullata kërkon bojkotimin e mësimit në shkollat fillore dhe të mesme”, deklaroi Alim Saloski – kryetar i Natura lab.

Nga sektori civil thonë se ndjehen të tradhtuar si nga autoritetet lokale ashtu edhe ato qendrore.
Ministria e Ekonomisë thotë se për koncesionet e marra nga MI-TRANS, AM-IS TRANS dhe VLLASHI, Gjykata Administrative ka marrë vendime me të cilat anulohen vendimet e Qeverisë për zgjidhjen e njëanshme të marrëveshjeve për koncesion.

“Ministria e Ekonomisë i kërkoi sërish Inspektoratit Shtetëror të Inspektimit Teknik që të kryejë inspektim, sipas udhëzimeve të dhëna në aktvendimet e Gjykatës Administrative”, thonë nga Ministria e Ekonomisë.

Saloski shprehet se më së voni deri 1 nëntor do të hyjnë në fuqi masat e paralajmëruara, siç është bojkotimi i mësimit. Disa gurore janë vetëm 200 metra larg shtëpive./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button