Barcelona “miqësisht” zgjidh mosmarrëveshjet financiare me Nejmarin

Skuadra e Barcelonës njoftoi se ka mbyllur jashtë gjykatës dhe miqësisht disa mosmarrëveshje civile dhe pune që ishin hapur me brazilian Nejmar da Silva Santos Júnior.

“Klubi dhe lojtari kanë nënshkruar kështu një marrëveshje zgjidhjeje të problemeve për t’iu dhënë fund procedurave ligjore. Deri më tani ishin pezull midis palëve tri çështje gjyqësore dhe një procedurë civile,” thuhet më deklaratën zyrtare nga klubi katalonas mbi mosmarrëveshjet ligjore me Nejmarin.

Klubi ka mbyllur kështu çështjen në lidhje me një pagesë të pretenduar, të kërkuar nga sulmuesi brazilian, lojtar Blaugrana nga viti 2013 deri më 2017, për një bonus nënshkrimi të vendosur në rinovimin e tij të fundit, por asnjëherë të paguar.

LEXO EDHE:

Back to top button