Mbesa 32 vjeçare e Princeshës Diana u martua me një miliarder 62-vjeçar!

Lady Kitty Spencer, mbesa 30-vjeçare e Princeshës së ndjerë Diana, u martua dje në Romë me miliarderin e Afrikës së Jugut Michael Lewis, 62 vjeç.

Kitty kaloi javën e fundit në Itali me miqtë e saj më të mirë për t’u përgatitur për martesën. Ceremonia u zhvillua në vilën luksoze Aldobrandini.

Kitty ka qenë në një lidhje me miliarderin 32-vjeçar për 3 vjet, ata u fejuan në fund të vitit 2019. Para lidhjes së saj me Michael, Kitty ishte në një lidhje me një burrë edhe më të vjetër që e la atë në 2017 për shkak të një romance me aktoren Elizabeth Harley.

Mbesa e bukur e Princeshës Diana, për ditën më të lumtur të jetës së saj, shkëlqeu në gjashtë fustane nusërie, krijuar nga Dolce & Gabbana.

LEXO EDHE:

Back to top button