Regjistrohen 14 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka regjistruar të hënën 14 raste të infektimit me koronavirus, pas testimit të 2,406 mostrave.

- Advertisements -

Përgjatë 24 orëve të fundit, nuk është regjistruar asnjë viktimë.

IKSHPK-ja ka njoftuar se më 26 korrik janë shëruar gjashtë pacientë nga sëmundja COVID-19, ndërsa raste aktive janë 169.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 108,031 pacientë me këtë virus.

Prej tyre 2,265 kanë vdekur.

Në Kosovë tashmë ka nisur programi i vaksinimit masiv kundër koronavirusit.

Në këtë vend ka vaksina të prodhuesve Pfizer/BioNTech dhe AstraZeenca.

Në 24 orët e fundit ndonjërën nga këto vaksina kanë marrë 393 persona.

Numri i personave të vaksinuar me të dyja dozat e vaksinave ka shkuar në 109,233, ndërsa shifra totale e vaksinave të dhëna është 357,980.

LEXO EDHE:

Back to top button