Skandal, tjetër sportist refuzon sfidën me izraelitin Butbull

Lojrat Olimpike “Tokio 2021” sërisht janë  goditur nga një skandal tjetër në sportin e xhudos. Edhe  një sportist tjetër nuk dëshiron të përballet me Tohar Butbullin nga Izraeli, ndërsa kësaj radhe bëhet fjalë për sportistin e Sudanit, Mohamed AdellResoll-in.

Ditë më parë, xhudisti nga Algjeria, Feti Nurin, poashtu refuzoi që të sfidojë sportistin nga Izraeli, në shenjë të protestës për sulmuet izraelite ndaj Palestinës dhe u dënua me ndalesë të pjesëmarrjes në të gjithë Lojrat Olimpike.

Ndërkohë xhudisti nga Sudani, sot, nuk u paraqit në kohën e caktuar të përballjes me sportistin e Izraelit, në kategorinë deri më 73 kg.

Federata Ndërkombëtare e Xhudos, nuk ka shpalosur ende arsyet e mungesës së xhudistit nga Sudani, ndërsa nuk ka asnjë reagim edhe nga Federata e Xhudos të Sudanit.

LEXO EDHE:

Back to top button