Propozimligji i Shtetësisë drejt miratimit

Propozim-ligji për shtetësi, drejtë miratimit. Komisioni për Çështje Evropiane sot mbyll shqyrtimin e amendamenteve, për t’i hapur rrugën votimit të ligjit në seancë plenare. Në trupin amë janë shqyrtuar 5 amendamente, ndërsa në vend të debatit, deputetët e opozitës maqedonase u fokusuan vetëm në vërejtje procedurale.

Sot përfundojmë me punën e komisionit në mënyrë që pika të jetë e pjekur për vendosje në seancë plenare. Intervenimet procedurale po janë karakteristikë në punën e këtij komisioni, pa pasur vërejtje procedurale por duke u ndalur në atë se a është i nevojshëm ose jo miratimi i një ligji të tillë”, tha Arbër Ademi, kryetar i Komisionit për Çështje Evropiane.

Shumica parlamentare pret që opozita maqedonase të mos tentojë pengimin e ligjit gjatë seancës plenare.

Uroj mos të ketë “filibastering”, mos të ketë zvarritje të procedurave, mos të ketë qasje për t’i bërë obstruksione miratimit të këtij ligji edhe pse bese se një gjë e tillë është minimizuar dhe së shpejti do ta kemi të miratuar këtë propozim-ligj”, pohoi Arbër Ademi, kryetar i Komisionit për Çështje Evropiane.

Edhe pse numri më i madh i amendamenteve u dorëzua nga E Majta, deputetët e saj nuk ishin prezent në sallë për shkak angazhimit tyre në trupa tjerë punues. Amendamentet e tyre nuk u shqyrtuan, për shkak se sipas Rregullores, derisa mungon propozuesi, amendamenti nuk merret në konsideratë. Opozita shqiptare gjatë fjalimeve procedurale përsëriti nevojën dhe rëndësinë e Ligjit për shtetësi.

Adrian Kerimi

 

LEXO EDHE:

Back to top button