Barcelona ndal Sosiedatin e Adnan Januzajt

Skuadra e Barcelonës ka marrë një fitore të rëndësishme përballë Real Sociedad në ‘Kamp Nou’. Skuadra e Ronald Kumanit, arriti të fitojë derbin e xhiros së 14-të të La Ligas me rezultat 2:1 duke mos lejuar që skuadra e Adnan Januzajt të shkëputet në kreun e tabelës së La Ligës.

Zhordi Alba dhe Frenkie de Jong shënuan golat për Barcelonën, duke përmbysuar avantazhin e mysafirëve që të parët shënuan përmes Villian Hoze-s. Pas kësaj fitore, Barcelona numëron 20 pikë dhe renditet në vendin e pestë.

LEXO EDHE:

Back to top button