Lulzim Basha ka mbledhur në mesidtë Kryesinë e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.
Takimi ka nisur prej orës 12:30 në selinë blu, ndërsa mësohet se në fokus janë çështje të aktualitetit politik, pasi kemi hyrë në një “stinë” të nxehtë përplasjesh jo vetëm mazhorancë-opozitë, por edhe brenda vetë oborrit opozitar, pas përjashtimit të Sali Berishës nga Grupi Parlamentar.
Pas takimit që zhvilloi në Tiranë javën e kaluar, lideri historik i PD do të jetë nesër në orën 18:00 në Fier në të që ai e quan “Foltorja me demokratët”.
Nga ana tjetër mbledhja e sotme e Kryesisë së Grupit Parlamentar vjen në një kohë kur mazhoranca kërkon votat për të ndërhyrë në Kushtetutë, me qëllim zgjatjen e mandatit për institucionet e reja të drejtësisë.
Për të miratuar ndryshimet kushtetuese nuk mjaftojnë kartonët e PS, pasi duhen në total 94 vota. Në këtë rast, konsensusi mazhorancë-opozitë është i detyrueshëm.







