Bashkim Bakiu: Sistemi politik në Maqedoni është i ngulfatur nga partitë e mëdha

Bashkim Bakiu, ish-kandidat për kryetar komune dhe opinionist, i ftuar në emisionin “Programi 200” në Alsat duke folur për temën se si zgjidhen dhe vlerësohen ministrat e qeverisë në Maqedoni, tha se sistemi politik është i ngulfatur. Ai tha se ka pasur persona të paaftë në krye të institucioneve dhe në momentin që ata e kanë dëshmuar veten, dmth. kanë dështuar në ato institucione, ata janë larguar, por pa mbajtur asnjë përgjegjësi për dëmet që i kanë shkaktuar shtetit dhe institucionit përkatës.

“Sfida e qeverive, por edhe e komunave, në qeverisje të mirë është permanente dhe vazhdon edhe më tej për të vendosur në vendet e duhura, njerëz të duhur. Po ashtu është e vërtet se ka raste të tilla ku partitë politike kanë identifikuar kandidatë të ndryshëm të cilët kanë qenë të zëshëm dhe kanë ardhur prej shoqërisë civile. Roli i partive politike në Maqedoni është shumë i madh që buron nga mundësia që i jepet nëpërmjet modelit zgjedhor dhe kemi një sistem politik të ngulfatur nga dy partitë e mëdha politike dhe kemi pasur raste kur një funksionar i lartë ka dështuar dhe në fund fare është larguar pa mbajtur asnjë përgjegjësi për dëmet që ka shkaktuar- tha Bakiu.

LEXO EDHE:

Back to top button