Bashkim Selmani për tragjedinë në Koçan: “Po të ishin respektuar rregullat, nuk do ndodhte kjo”
Bashkim Selmani për tragjedinë në Koçan: “Po të ishin respektuar rregullat, nuk do ndodhte kjo”

Tragjedia e rëndë në Koçan, ku një zjarr shkatërrues mori jetë njerëzish, ka nxitur debat të madh mbi masat e sigurisë në objektet publike dhe private. Eksperti I sigurisë dhe profesor I juridikut, Bashkim Selmani, I ftuar në emisionin Ftesë në Studio, theksoi se ngjarja mund të ishte parandaluar nëse do të respektoheshin standardet bazë të sigurisë.
“Në asnjë mënyrë nuk lejohet të bëhen lëshime të tilla, nga momenti që është bërë godina, çfarë lartësie ka, çfarë veprimtarie ushtron, dhe kjo ka qenë pjesë e depos, dmth në atë periudhë ka qenë veprimtari tjetër, pas ksaj ushtrohet veprimtari tjetër. Ndrrimi I veprimtarive duhet të jepet me vendime të caktuara nga ministria e ekonimisë, komuna dhe të jepen liçenca”, tha Selmani, duke shtuar se objekti ku ndodhi tragjedia fillimisht përdorej për një veprimtari tjetër.
Ai theksoi se çdo ndërtesë mbi 200 m², ku mund të grumbullohen 100 persona, duhet të ketë hyrje dhe dalje të standardizuara për raste emergjencash, si dhe sisteme të rritura të mbrojtjes nga zjarri.
“Elementare është që çdo objekt që ka metër katror mbi 200m2 që mund ta frekuentojnë 100 persona, detyrimisht duhet të ketë hyrje të standartizuar, gjithashtu për raste të zjarreve apo tërmeteve duhet të katë dalje të dyfishta, të standartizuara dhe hapsira e metër katror për sa I përket fikësve të zjarreve duhet të ketë më shumë, siç e patë, në rastin konkret kishte dy.” tha Bashkim Selmani, ekspert I sigurisë.
Një tjetër faktor që mund të kishte minimizuar pasojat, sipas Selmanit, ishin dritaret me hekura, të cilat penguan daljen e shpejtë të njerëzve “Po mos ishin hekurat, tragjedia mund të ishte shmangur ose të paktën pasojat të ishin më të vogla,” shtoi ai.
Ai gjithashtu rikujtoi se përdorimi I mjeteve piroteknike është I rregulluar me ligj dhe lejohet vetëm nga persona të certifikuar. “Nëse institucionet do të kishin kontrolluar qoftë edhe njërën nga këto masa sigurie, kjo tragjedi nuk do të kishte ndodhur,” deklaroi Selmani.
Ai apeloi për kontrolle më të rrepta në çdo ambient ku organizohen aktivitete me mbi 50-100 persona, duke kërkuar hetime të thelluara nga organet policore për shmangien e tragjedive të ngjashme në të ardhmen./Alsat.mk