Bastisje në Shkup, konfiskohet marijuhanë dhe municion

Me datë 17.12.2021 në ora 17.45 në Shkup, zyrtarë policorë nga Departamenti i Policisë Kriminale, Sektori për tregti të paligjshme me drogë, armë dhe substanca të rrezikshme në koordinim me zyrtarë policorë nga SPB Shkup, Njësiti për tregti të paligjshme me drogë dhe armë kanë privuar nga liria personin e iniciale T.M. 57 vjeç nga Shkupi. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, të kryer me vendim gjykate, i janë gjetur dhe konfiskuar marijuhanë dhe disa copë municione të kalibrave të ndryshëm, shkruan Alsat.

Ai është ndaluar në Stacionin policorë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngrihet kallëzim adekuat.

LEXO EDHE:

Back to top button