Baush: Ulja e borxhit publik, lajm i mirë – Kredia hungareze, problem

Baush: Ulja e borxhit publik, lajm i mirë – Kredia hungareze, problem

Gazetar: Angel Dimovski

Ulja e borxhit publik për 3.7%, sipas ekspertëve është lajm i mirë, por problemi është se ky borxh publik është rifinancuar nga një kredi më e shtrenjtë, shkruan Alsat.

Sipas ekonomistit Abil Baush, ulja e tillë e borxhit nuk do të thotë asgjë në planin afatgjatë dhe duhet kërkuar zgjidhje të qëndrueshme.

“Së pari, lajmi i mirë është se ne po e zvogëlojmë atë kufi nga 60 për qind e borxhit publik në 58 për qind të borxhit publik. E dyta nuk gjenerohet nga ekonomia, por rifinancohet me kredinë ekzistuese. Kјо është ulje afatshkurtër e borxhit publik dhe në terma afatgjatë duhet të mendojmë pak më ndryshe, të shohim nëse do të shtrëngohet ana tatimore dhe politika, nëse po bëhen ato reforma, nëse paratë kthehen në buxhet dhe nëse do të vazhdojë të ketë ndonjë vlerë të shtuar në vetë ekonominë”, tha Abil Baush – Ekonomist.

Ekspertët vlerësojnë se duhet bërë analizë e detajuar e shpenzimeve të buxhetit të shtetit, me qëllim eliminimin e harxhimeve të panevojshme.

“Qëndrimi i ekonomistëve është se shpenzimet e buxhetit të shtetit duhet të shqyrtohen, pra  të mos ketë kosto jooperative”, raporton gazetari i Alsat, Angel Dimovski.

Niveli i borxhit publik në fund të vitit 2024 ishte 61.9%, në fund të janarit 2025 ra për 3.7% dhe arriti në 58.2%.

Sipas autoriteteve, ulja vjen si pasojë e shlyerjes së eurobondit me kredinë hungareze./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button