Bauta-Shaqiri: Ka ardhur koha t’i qasemi seriozisht kësaj problematike, është shumë e shpeshtë

E ftuar në “Programi 200”, aktivistja  Elisa Bauta-Shaqiri u shpreh se përveç shantazhimit, edhe vet publikimi i fotografive private, numri i telefonit të vajzave, organizimi “hajde tash të gjithë po i lajmërohemi në telefon” paraqet problem ne vete. Sipas saj nuk janë vetëm këto çështjet ekstereme të shantazhimit, edhe këto çështjet e tjera janë  të papranueshme në këtë shoqëri. Andaj Bauta-Shaqiri vlerëson se ka ardhur koha që seriozisht t’i qasemi kësaj problematike.

Përveç asaj që ndodhin këto fenomene, ndodhin edhe fenomene të tjera të cilat ndoshta janë pak më të buta, mirëpo në psikologjinë e vajzave të reja ndikojnë shumë keq. Do të thotë stigmatizimi i grave të cilat janë seksualisht aktive, është diçka që ndodh historikisht, brez pas brezi në shoqërinë tonë. Edhe në këtë drejtim kisha shumë mesazhe nga vajza që “ju faleminderit që ju jeni zëri që ne nuk mund ta ngremë”, tha Elisa Bauta-Shaqiri, aktiviste.

LEXO EDHE:

Back to top button