Ratkoceri: Pedofilia ekziston edhe tek shoqëria shqiptare

Abuzimi seksual u fëmijëve është prezent në shoqërinë tonë. Në këtë drejtim nuk është imune as shoqëria shqiptare, kështu u shpreh profesoresha universitare Vedije Ratkoceri e ftuar në “Programi 200”, për të debatuar rreth zhvillimeve të fundit me rastin “Javna Soba”.

Mund të them se nga të gjitha materialet, nga të gjitha gjykatat në vendin tonë që kam pas në duar, flas për aktgjykime të rasteve që kanë ndodhur dhe personat janë gjykuar, mund të them se pedofilija, abuzimi seksual i fëmijëve nën moshën 14 vjeçare është prezent në të dyja etnitë, të mos them edhe te minoritetet tjera, pra kemi pedofili edhe në kuadër të familjeve shqiptare, kemi edhe shqiptarë të akuzuar dhe dënuar për abuzim seksual të fëmijëve. Mirëpo që fatkeqësisht është e tillë tema që gjithmonë konsiderojmë dhe mendojmë që është diçka që neve nuk do të na ndodhë ose është diçka e largët që ju ndodh të tjerëve ju ndodh të tjerëve. Mirëpo nuk e paramendojmë dhe nuk e mendojmë se është diçka shumë më afër se sa ne mund ta imagjinojmë”, deklaroi Vedije Ratkoceri, profesor universitar.

LEXO EDHE:

Back to top button