“Rikthimi” i Angelina Jolie: “Vitet e fundit kanë qenë shumë të vështira”

Klas dhe hijeshi janë dy fjalët që mund ta përshkruajnë shkurtimisht kopertinën e Vogue-s, në të cilën shfaqet Angelina Jolie. Ylli i Hollywood-it pozoi me elegancë në oborrin e shtëpisë, rrethuar nga qentë e saj. Ndonëse në fotografi shfaqet jeta e luksit që 45-vjeçarja zotëron, shumë shpejt ajo do të heqë dorë nga një prej pasurive më të kushtueshme të saj.

Aktorja ka nxjerrë në ankand një pikturë të rrallë nga Winston Churchill që ai ia dhuroi Presidentit të SHBA-së, Franklin D Roosevelt. Angelina e bleu veprën e artit së bashku me ish të shoqin, BradPitt, në vitin 2011. Në intervstë, Jolie tregon se përgjatë gjthë këtyre muajve ajo ka shijuar qëndrimin në shtëpi me gjashtë fëmijët e saj.

E pyetur nëse ndihet apo jo se po jeton një stad të lumtur të jetës, Angelina u shpreh:

“Nuk e di. Vitet e fundit kanë qenë shumë të vështira. Kam qenë e përqendruar në shërimin e familjes. Duket se më në fund akulli po shkrin dhe gjaku po rikthehet në trupin tim”.

Sa i takon situatës globale, lidhur me pandeminë Covid-19, Angelina tha se shpreson shumë në të ardhmen e brezit të ri.

“Ndoshta sepse jetoj me gjashtë fëmijë, nga mosha 12 në 19 dhe shoh se sa shumë presion kanë ata në krahasim me ne kur ishim në moshën e tyre. Janë të mbingarkuar nga kaq shumë informacion. Por teksa shoh Maddox-in kur flet me dikë rusisht apo komunikon me një mik nga Koreja, ose Shiloh-u me dikë nga Namibia kuptoj se kjo është një mënyrë e re se si të rinjtë mund të njohin njëri-tjetrin. Kështu ata do nisin të zgjdihin problemet tona”.

LEXO EDHE:

Back to top button