Rizvanolli: Viktimat e përdhunimeve gjatë luftës së Kosovës janë rreth 20 mijë

Edon Rizvanolli, regjisori i filmit “Të pa dashtunit” në lidhje skype në emisionin “Programi 200” në Alsat duke folur për dhunimet seksuale në Kosovë, gjatë viteve të luftës 1998-1999, tha se viktimat e përdhunimeve kanë qenë gati 20 mijë. Por, ai vuri në dukje se rastet e denoncimeve kanë qenë shumë herë më pak, edhe pse Kuvendi i Kosovës ka sjellë një vendim që këto viktima të përdhunimeve të trajtohen si viktima lufte. Kjo, sipas Rizvanollit, tregon edhe një herë se ne si shoqëri kemi ende vështirësi për t’u përballuari me këtë problem.

Është një çështje që nuk është trajtuar aq sa duhet dhe si duhet. Të gjithë e dimë se numri i personave të dhunuar, ku shumica janë gra, por ka edhe meshkuj, është diku në 20 mijë vetëm në Kosovë gjatë kohës së luftës. Parlamenti i Kosovës ka sjellë një vendim që këto viktima, të trajtohen njësoj si viktimat e luftës. Por numri i grave të përdhunuar që janë paraqitur ka qenë vërtet i ulët duke vërtetuar edhe një herë se ne si shoqëri kemi ende vështirësi për t’u përballuari me këtë problem- tha Edon Rizvanolli, regjisori i filmit “Të pa dashtunit”.

LEXO EDHE:

Back to top button