Ratkoceri: Ligji parashikon 12 vjet burg për abuzim seksual ndaj fëmijëve

Vendi jonë që nga viti 2012 ka bërë disa reforma në aspektin juridik që përfshijnë edhe dënimet ndaj personave që akuzohen për abuzim seksual ndaj fëmijëve. Profesoresha Vedije Ratkoceri në “Programi 200” theksoi ndryshimet e fundit kanë ashpërsuar dënimet ndaj kësaj kategorie të të akuzuarve, duke nënvizuar se Ligji parashikon dënim deri në 12 vite burg.

Kemi një regjistër të hapur të pedofilëve, kemi një ueb faqe ku janë të regjistruar të gjithë personat që kanë kryer këtë vepër penale, janë dënuar, janë në vuajtje të dënimit, ose edhe 10 vite pasi kanë dalë nga burgu. Krejt kjo me qëllim të parandalimit, çdo kush nga publiku që ka një interes të veçantë ose dyshon në një individë të caktuar mund të hyj në këtë veb faqe dhe të kontrolloj, sepse personat aty janë të publikuar me emër dhe mbiemër dhe me fotografi. Kjo është pra një masë shumë e qëlluar parandaluese”, deklaroi Vedije Ratkoceri, profesorësh universitare.

LEXO EDHE:

Back to top button