Bayer Munchen në bisedime me Mendes për transferimin e Cristiano Ronaldos

Bayer Munchen në bisedime me Mendes për transferimin e Cristiano Ronaldos

Jorge Mendes dhe klienti i tij, Cristiano Ronaldo janë takuar me përfaqësues të Bayern Munchen gjatë ditëve të fundit për të diskutuar një transferim të mundshëm të portugezit në Bavari. Deklarata e fortë në intervistën e dhënë për Piers Morgan ka tronditur gjithë ambientin futbollistik në Britaninë e Madhe dhe tashmë Ronaldo do t’i japë lamtumirën e paevitueshme klubit të Manchester United.

“Daily Mail” zbulon se Bayerni ka hapur nje derë të vogël për largimin e mundshëm të Ronaldos nga Anglia dhe zhvendosjen e tij në Gjermani.

Gjatë merkatos së verës, Mendes tentoi disa herë të finalizonte marrëveshjen me gjigantët e Bavarisë ndërsa ka pasur kontakte edhe me Chelsea, Napolin dhe Sportingun e Lisbonës e madje edhe me Newcastle që vazhdon të konsiderohet një mundësi nga Ronaldo.

Interesi i Bayern Munchen mund të ketë lidhje me formën jo të mirë fizike që po kalon Sadio Mane, aktualisht me probleme në gju dhe sipas të gjitha gjasave mungesë e sigurt në Kupën e Botës.

LEXO EDHE:

Back to top button