BDI-ja ka reaguar për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për emrat e rrugëve në Tetovë
Ndërkohë BDI-ja ka reaguar për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për emrat e rrugëve në Tetovë. Sipas opozitës shqiptare dikush mund të ketë nostalgji për Josip Broz Titon. Dikush mund t’i ketë thurur poezi lavdie Titos, madje edhe të ketë marrë shpërblime për to. Kjo është çështje bindjesh personale. Por nostalgjitë dhe adhurimet për Titon mbahen në shtëpi, jo duke rikthyer simbolikën e Jugosllavisë në Tetovë. BDI thekson se Tetova ka historinë, identitetin dhe figurat e saj. Tetova nuk meriton të kthehet pas në kohë dhe as t’i rikthehen emërtimet që qytetarët i kanë lënë pas shumë vite më parë, ndërsa qytetarët meritojnë përgjigje të qarta. BDI pyet se cili ka qenë roli i përfaqësuesve të VLEN-it në Qeveri dhe çfarë qëndrimi ka mbajtur Qeveria para Gjykatës Kushtetuese lidhur me emërtimet e miratuara në vitin 2007./Alsat.mk.








