LSDM thotë se qytetarët nuk u besojnë më afateve të Mickoskit
LSDM-ja akuzon kryeministrin Mickoski se në vend që të japë llogari për reformat e parealizuara, cakton afat të ri për rikonstruimin e Qeverisë. LSDM thotë se qytetarët nuk u besojnë më afateve të Mickoskit. Ata duan rezultate, ndërsa rezultate nuk ka, dhe as nuk do të ketë. Sipas opozitës maqedonase rikonstruimi është makijazh politik, nuk zgjidh problemet e qytetarëve, nuk rrit pagat, nuk ul çmimet, nuk i kthen të rinjtë dhe nuk ia hap derën Evropës. LSDM thotë se formatimi është vetëm një riorganizim i karrigeve brenda politikës së njëjtë të pasuksesshme. Opozita pyet se kush do të mbajë përgjegjësi për mosrealizimin e reformave dhe bllokimin e rrugës evropiane./Alsat.mk.








