BDI kërkon veting për politikanët

BDI kërkon veting për politikanët

Gazetare: Linda Ebibi
Pas publikimit të listës së zezë amerikane në të cilën u përfshi ish zëvendës kryeministri Artan Grubi dhe hetimeve ndaj zyrtarëve të tjerë të BDI-së, integristët sot përmes një komunikate kërkuan veting për burimin e pasurisë së të gjithë politikanëve në 30 viteve të fundit. Sipas tyre, vetëm në këtë mënyrë do të ketë garanci për sundimin e ligjit. Integristët madje thonë se qeveria po përdorë anitkorrupsionin si propagandë për përfitime partiake.
“Kërkojmë që qeveria të fillojë pa vonesë një proces të paanshëm dhe gjithëpërfshirës të vetingut për të hetuar burimin e pasurisë së politikanëve gjatë 30 viteve të fundit dhe mënyrën se si janë kryer proceset e privatizimit. Qeveria nuk mund të pretendojë ndërtimin e së drejtës duke përdorur taktika të padrejta dhe manipulime që vetëm sa thellojnë ndasitë në shoqëri”, thonë nga BDI.
Në këtë drejtim hetimet e funksionarëve të BDI-së, Blerim Bexheti I sheh si  narrativ antishqiptar.
“Nuk është e shëndetshme as për atë dhe as për tentativën për defokus që ndodhën ndaj këtij narrativi anti shqiptar, të mbulon dhe të tenton që mendoj se është pjesë e atij narrativi sikurse shqiptarët janë të kriminalizuar  apo që kanë bërë shkelje të ligjit. Gjithkush që ka bërë shkelje të ligjit duhet të jetë i kapshëm dhe i qasshëm para organeve të rendit”, tha Blerim Bexheti, Fronti Evropian.
Kur BDI flet për vetting, është njëjtë sikur t’ia kthejë shpinën aleatit të përhershëm të shqiptarëve, SHBA-së. Kjo parti tenton të tallet si me shqiptarët, ashtu edhe me mikun e përhershëm të tyre, reagojnë partitë shqiptare në pushtet.
“Meqë kanë dëshirë të flaktë për vetting, tashmë vetting BDI-së i bëri Artan Grubi. Shqiptarët e dijnë mire se në prapavijë të retorikës së zjarrtë “patriotike” fshihen interesat e pastra financiare të klanit të oligarkëve politikë të cilëve po u troket në derë përgjegjësia për korrupsion!  E këtë ua bëri me dije edhe aleati jonë i përhershëm SHBA. Shqiptarët dhe SHBA-të mos i konsideroni naivë. Për shqiptarët dhe shtetin po vijnë ditë të bardha, ndërsa për keqpërdoruesit dhe zhvatësit do të vijnë ditë të zeza ku të gjithë do të dalin para drejtësisë. Ne si Koalicioni VLEN kemi kohë që paralajmërojmë: BDI është e kapur nga struktura kriminale, me Ali Ahmetin në krye dhe hijen e tij, Artan Grubin, që zbatoi urdhrat e tij. Pyetja që kemi shtruar është e qartë: edhe sa mesazhe të tjera duhet të japë SHBA-ja që kjo parti të kuptojë se ka nevojë urgjente për reforma të thella programore dhe kadrovike?”, thonë nga VLEN.
Pas përfshirjes së Artan Grubit dhe Enver Bexhetit në Listën e Zezë amerikane, Prokuroria hapi lëndë për. Deri tani hetime janë hapur edhe për funksionarë të tjerë të BDI-së, të dyshuar për vepra të ndryshme që kanë të bëjnë me korrupsionin në mesin e të cilëve Festim Halili, ish drejtor i Fondit për Inovacion si dhe Adrian Muça, ish drejtor ekonomik i EMV-së. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button