Ndihmë nga BE për përfundimin e spitaleve në Kërçovë dhe Shtip
Ndihmë nga BE për përfundimin e spitaleve në Kërçovë dhe Shtip
Qeveria është duke biseduar me disa vende të BE-së, për të përfunduar ndërtimin e spitaleve në Shtip dhe Kërçovë. Këtë e konfirmoi kryeministri Hristijan Mickoski, i cili theksoi se tashmë ekipet nga këto vende janë në terren për të parë gjendjen për ndërtimin e spitaleve. Kryeministri pohoi se pas kësaj do të pasojnë reformat e tjera në shëndetësi.
“Bëhet fjalë për vende të fuqishme, në pesë vendet e para, njëra nuk është sekrete se është Franca. Unë për këtë kam biseduar me presidentin Macron në takimin bilateral, dhe normalisht që ata që do të japin kushte më të mira ne do t’i pranojmë. Është praktikë në Evropë. Mendoj se teknologjia më bashkëkohore do të jetë pjesë e klinikës në Shtip dhe në Kërçovë dhe më pas do të vazhdojmë edhe me reformat e tjera në shëndetësi”, tha Hristijan Mickoski, kryeministër./Alsat.mk