BDI me premtime të blerta, BESA garon me Kasamin/ASH-AAA pritet të vendos për Tetovën

Koalicioni opozitar midis Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës mban Kuvendin Qendror, në të cilin të shqyrtohen dy kandidatura për Tetovën, Vjollcë Berisha dhe Vullnet Murseli. Ndërkohë pas zyrtarizmit të emrave të kandidatëve të BDI-së në Gostivar, kandidaturën për Tetovën e zyrtarizoi edhe Lëvizja BESA, ku do të garojë kreu i kësaj partie Bilall Kasami.

Oponentët tanë shpallën koalicionet e tyre për këto zgjedhje dhe shumë kush mendoi se ne në këto zgjedhje do të shkojmë të vetëm. Besa edhe kësaj radhe do shkoj në zgjedhje me popullin, do shkoj në zgjedhje me qytetarët e Tetovës, Gostivarit e Çairit, që nga Likova e deri në Dollnen”, tha Bilall Kasami. Kandidat i Lëvizjes BESA për Tetovën.

Nga ana tjetër kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim përmes Facesbookut publikoi platformën me të cilën garon kjo parti në zgjedhje. Në të përfshihen investimet në infrastrukturë, digjitalizimi, komuna të hapura dhe vendime me inkluzivitet të qytetarëve dhe zero korrupsion.

Këto pesë përbetime të përgjithshme nuk janë vetëm një prezantim zgjedhor i kandidatëve tanë për kryetar komunash, por janë kodi jonë i ri i detyrueshëm i sjelljes. Jetë cilësore për të gjithë qytetarët. Për këtë do i mbajmë për fjale gjithë kryetarët e komunave. Sot po zgjedhim të blertën, jetën, sepse kjo është e ardhmja më e mirë për ne dhe brezat që vijnë”, tha Ali Ahmeti. kryetar i BDI-së.

Afati përfundimtar për dorëzimin e listave të kandidatëve për kryetar komunash dhe listave për këshilltarë përfundon më 11 shtator, përkatësisht 35 ditë para raundit të parë të zgjedhjeve lokale të caktuara më 17 tetor.

Bashkim Sulejmani

LEXO EDHE:

Back to top button