BDI: Ndërtimet pa leje në Çair dëshmi se masterplani ishte vetëm premtim zgjedhor

BDI: Ndërtimet pa leje në Çair dëshmi se masterplani ishte vetëm premtim zgjedhor

BDI vlerëson se gjendja aktuale me ndërtimet pa leje në Komunë  e Çairit dëshmon se premtimet për masterplan ishin vetëm fushatë zgjedhore.

Sipas tyre, qytetarët e Çairit u mashtruan, ndërsa interesat personale dhe grupore me ndërtimet në Çair po vazhdojnë. Besarta Alija nga BDI thotë se për të gjitha ndërtimet pa laje dhe mashtrimet do të ketë përgjegjësi ligjore.

“Qytetarëve ju premtua zhvillim por gjithçka që morën qytetarët ishte vetëm marketingu politik. Ne pyesim qartë, ku është master plani i premtuar? Ku është dokumenti që duhej ta udhëhiqte zhvillimin e Çairit dhe Ku është përgjegjësia për gjithë këtë dështim publik? Çairi nuk nevojë për defile, por ka nevojë për plane reale. Çairi nuk ka nevojë për shfaqe por ka nevojë për urbanizëm serioz!”, tha Besarta Alija, BDI./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button