BE, 13 vende anëtare siguruan një të katërtën e energjisë elektrike nga centralet bërthamore

BE, 13 vende anëtare siguruan një të katërtën e energjisë elektrike nga centralet bërthamore

Bëhet e ditur se 13 vende anëtare të Bashkimit Evropian (BE) vitin e kaluar siguruan 25 për qind të energjisë elektrike nga centralet bërthamore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zyra Evropiane e Statistikave publikoi të dhënat lidhur me prodhimin e energjisë elektrike nga centralet bërthamore të vendeve anëtare të BE-së në vitin 2021.

Sipas kësaj, vitin e kaluar në centralet bërthamore në 13 vende të BE-së u prodhuan 731.701 gigavat-orë energji elektrike. Në periudhën në fjalë, prodhimi i energjisë është rritur me 48.189 gigavat-orë duke shënuar rritje (7 për qind) në krahasim me vitin e mëparshëm.

Në këtë mënyrë, pjesa e centraleve bërthamore në prodhimin total të energjisë elektrike i vendeve të BE-së në vitin 2021 ishte 25 për qind.

Nga BE-ja, Franca është renditur si vendi i parë që ka prodhuar më shumë energji elektrike nga centralet bërthamore. Vihet në dukje se 52 për qind e prodhimit total të energjisë elektrike të BE-së nga centralet bërthamore janë me burim nga Franca.

Nga centralet bërthamore, Franca siguroi 379.361 gigavat-orë energji elektrike, Gjermania 69.130 gigavat-orë, Spanja 56.564 gigavat-orë, Suedia 52.965 gigavat-orë dhe Belgjika 50.326 gigavat-orë.

Në këtë periudhë në 13 vende anëtare të BE-së kanë treguar aktivitet 106 reaktorë bërthamorë.

Nga reaktorët bërthamorë Franca ka siguruar 69 për qind të prodhimit të saj të energjisë elektrike, Sllovakia 52 për qind, Belgjika 51 për qind, Rumania 19 për qind dhe Gjermania 12 për qind.

Ndërsa në Danimarkë, Estoni, Irlandë, Greqi, Kroaci, Itali, Administratën e Qipros Jugore, Letoni, Lituani, Luksemburg, Maltë, Austri, Poloni dhe Portugali nuk prodhohet energji elektrike nga energjia bërthamore.

LEXO EDHE:

Back to top button