BE dënon kërcënimet e Rusisë ndaj Gjykatës Ndërkombëtare Penale

BE dënon kërcënimet e Rusisë ndaj Gjykatës Ndërkombëtare Penale

BE ka dënuar kërcënimet e Moskës kundër Gjykatës Penale Ndërkombëtare (ICC) pas lëshimit të një urdhër-arresti për krime lufte për presidentin rus Vladimir Putin.

“Bashkimi Europian dënon kërcënimin e paligjshëm nga një përfaqësues i rangut të lartë rus për të përdorur forcën kundër Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC) dhe vendit pritës të saj, Holandës,” tha në një deklaratë shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.

“BE gjithashtu dënon masat e shpallura nga Rusia kundër prokurorit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale dhe gjyqtarëve të përfshirë në lëshimin e urdhër-arrestit kundër përfaqësuesve rusë”, shtoi Borrell.

Duke riafirmuar mbështetjen e plotë të BE-së për gjykatën Borell tha se çdo masë hakmarrëse ndaj atyre që janë përfshirë në hetimet e gjykatës janë të papranueshme.

Ai nënvizoi se ICC duhet të jetë në gjendje të punojë në mënyrë të pavarur dhe të paanshme. BE mbetet e angazhuar për të mbrojtur gjykatën nga “çdo ndërhyrje e jashtme që synon të pengojë rrjedhën e drejtësisë dhe të minojë sistemin ndërkombëtar të drejtësisë penale,” tha ai.

ICC shprehu shqetësim të mërkurën pas një kërcënimi për lëshimin e raketave hipersonike në gjykatën e krimeve të luftës në Hagë nga Dmitry Medvedev, nënkryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë.

Urdhri për arrestimin e Putinit nga ICC, i lëshuar të premten, akuzon presidentin rus për dëbimin e mijëra fëmijëve ukrainas.

LEXO EDHE:

Back to top button