BE-ja dënon kërcënimet dhe veprimet e Rusisë

Gazetar: Adrian Kerimi

NATO ka filluar ofensivën e shtimit të artilerisë ushtarake. Danimarka, Holanda, Spanja dhe Bullgaria i janë përgjigjur kërkesës së Aleancës për të ndihmuar me dërgimin e mjeteve luftarake përfshi aeroplanmbajtëse dhe avion luftarak, shkruan Alsat.

Franca i është përgjigjur thirrjes së aleancës me dërgimin e trupave, ndërsa SHBA-të janë duke shqyrtuar opsionin e dërgimit të trupave në ndihmë të aleancës. Sekretari i përgjithshëm, Jens Stoltenberg ka deklaruar se Aleanca veri-atlantike nuk do të lejojë cenimin aleatëve dhe NATO është e gatshme për të mbrojtur pjesën lindore të Evropës.

“E mirëpres kontributin shtesë të aleatëve. NATO do të vazhdojë më angazhim të veçantë të mbrojë të gjithë aleatët, përfshi edhe përforcimin e pjesën lindore të aleancës. Do të intervenojmë ndaj cilit do cenim të sigurisë së ambientit tonë, duke përfshi edhe përforcimin e mbrojtjes kolektive”, tha Jens Stolltenberg, Sekretar i përgjithshëm i NATO-s.

Gjatë ditës ministrat e jashtëm të BE-së kanë miratuar konkluzione lidhur me atë që e konsiderojnë si “kërcënime” të Rusisë dhe Ukrainës. Në këto konkluzione, Këshilli i Bashkimit dënon veprimet dhe kërcënimet e vazhdueshme agresive të Rusisë kundër Ukrainës dhe i bën thirrje Rusisë të mos përshkallëzojë situatën, të respektojë ligjin ndërkombëtar dhe të angazhohet në mënyrë konstruktive në dialog përmes mekanizmave të vendosur ndërkombëtarë.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen ka bërë publike paketën e ndihmës financiare për Ukrainën në formën e kredive emergjente dhe granteve. Së pari, Komisioni propozon një paketë të re të ndihmës makro-financiare emergjente prej 1.2 miliardë euro.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitri Peshkov ka deklaruar se veprimi rus nuk varet nga ta por nga sjellja e NATO-s dhe SHBA-ve. SHBA-të dhe Britania, ndaras nga vendet e BE-së kanë njoftuar për largimin nga Ukraina të një pjese të stafit të ambasadave të tyre, një lëvizje që nga Kievi është cilësuar si “e parakohshme”, teksa janë rritur shqetësimet pas grumbullimit të mijëra trupave ruse në kufi me Ukrainën. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button