BE: Liderët e Ballkanit, pa deklarata të dëmshme

Bashkimi Evropian pret nga liderët në Ballkanin Perëndimor të përmbahen nga deklaratat, të cilat mund të jenë në dëm të fqinjësisë së mirë dhe pajtimit, duke iu referuar veçanërisht raporteve Prishtinë-Beograd.“Do të duhej të ishte e qartë për të gjithë përfaqësuesit e vendeve të cilat kanë aspirata për t’u anëtarësuar në BE, se do të duhej të përmbushin obligimet e tyre për të forcuar raportet e mira fqinjësore dhe bashkëpunimin rajonal. Këto janë vlera të cilat i mbron dhe avancon BE-ja. Liderët politik duhet vërtetë të jenë shembull duke zgjedhur që të punojnë së bashku, të promovojnë bashkëpunimin dhe klimën e besimit të ndërsjellë, respektit dhe mirëkuptimit, e jo të japin deklarata që shkojnë në të kundërtën”, theksoi zëdhënësi i BE-së, Peter Stano. Stano kështu komentoi deklaratën e ministrit të jashtëm serb, Daçiq i cili së fundmi kishte folur lidhur me varrezat e shqiptarëve nëpër Serbi, të cilën Prishtina e cilësoi si skandaloze.

LEXO EDHE:

Back to top button