Osmani: Daçiq me tendencën për fshehje të krimeve ka bërë krim të dyfishtë

Përgjegjësinë për mos miratimin e Projektligjit për rimëkëmbje ekonomike, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ia ka atribuuar tërësisht kryeministrit kosovar Avdullah Hoti.

Ajo në një konferencë për media pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka thënë se mungesa e numrave të koalicionit qeverisës nuk është përgjegjësi e saj.

Osmani tha se krahas seancës të së enjtes, edhe të premten mund të ketë seancë ku pritet që kryeministri Hoti të raportojë për 100 ditshin e punës.

Kryeparlamentarja përsëriti qëndrimin e saj kundër Qeverisë Hoti, ku tha se e njëjta nuk do të duhej të formohej fare.

Ajo ndërkaq dënoi deklaratat e ministritë të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, duke thënë se reagimi i Qeverisë Hoti është i vonshëm.

Osmani tha se Daçiq me tendencën për fshehje të krimeve ka bërë krim të dyfishtë dhe se Qeveria e Kosovës nuk do të duhej të negocionte me Serbinë./Kosovapress/

LEXO EDHE:

Back to top button