BE miraton marrjen e Activision nga Microsoft

BE miraton marrjen e Activision nga Microsoft

Rregullatorët e BE-së miratuan përpjekjen e gjigantit të teknologjisë Microsoft për të blerë kompaninë amerikane Activision Blizzard, një nga prodhuesit më të mëdhenj të video lojërave, me vlerë 69 miliardë dollarë.

Kjo vjen tre javë pasi Britania e Madhe bllokoi marrëveshjen për shqetësimet se do të dëmtonte konkurrencën në industrinë e lojrave.

Microsoft do të duhet të bindë rregullatorët në mbarë botën se marrëveshja, më e madhja në historinë e lojërave video, nuk do të dëmtojë konkurrentët.

 

 

 

Marrja e propozuar ka ndarë rregullatorët globalë.

Që marrëveshja të zbatohet, Microsoft dhe Activision duhet të marrin miratimin nga organet rregullatore në Mbretërinë e Bashkuar, Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara.

Komisioni federal i SHBA ngriti një padi në dhjetor për të bllokuar marrëveshjen – vendimi i një gjyqtari nuk ka gjasa para fundit të vitit, sipas BBC.

LEXO EDHE:

Back to top button