BE po përgatitet të ngrijë asetet e Putinit dhe Lavrovit
Bashkimi Evropian (BE) po përgatitet të ngrijë asetet e presidentit rus Vladimir Putin dhe ministrit të Jashtëm Sergei Lavrov si pjesë e raundit të tretë të sanksioneve kundër Rusisë, raportoi Financial Times. Ministrat e jashtëm planifikojnë të miratojnë paketën e sanksioneve këtë pasdite, së bashku me një numër masash kundër bankave dhe industrisë ruse, citoi gazeta të kenë thënë tre persona të njohur me këtë çështje.
Putin dhe Lavrov nuk do t’i nënshtrohen ndalimit të udhëtimit sipas masave, duke theksuar gatishmërinë e BE-së për të mbajtur të hapura mundësitë simbolike diplomatike. Një zyrtar i BE-së, duke folur në kushte anonimiteti, i tha Reuters: “Ne po ecim aq shpejt sa mundemi”, duke shtuar se blloku mund të synojë “shumë të tjerë” oligarkë.







