BE: Shqipëria shumë pranë konferencës së parë ndërqeveritare

Komisioneri i BE-së për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi deklaroi sot se Shqipëria ka bërë progres në objektivat për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Bashkimin Europian dhe është shumë pranë konferencës së parë ndërqeveritare me unionin.

“Bashkimi Europian ka interes strategjik për afrimin e Ballkanit Perëndimor”, deklaroi Varhelyi gjatë paraqitjes së Paketës së Zgjerimit 2020 dhe Planin Ekonomik dhe të Investimeve për Ballkanin Perëndimor.

“Ne duhet të hapim sa më shpejt dritën jeshile për konferencat e para ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, theksoi ai.

“Shqipëria ka vazhduar reformat e kërkuara dhe autoritetet shqiptare janë të vendosura për realizimin e tyre”, shtoi Varhelyi.

“Shqipëria ka bërë përparim të madh dhe është shumë pranë plotësimit të të gjitha kushteve për zhvillimin e konferencën së parë ndërqeveritare. Një progres i jashtëzakonshëm është shënuar me reformën elektorale me marrëveshjen e nënshkruar të 5 qershorit dhe implementimin e rekomandimeve të OSBE –ODIHR”, shtoi ai.

Përveç kësaj, Parlamenti miratoi më 30 korrik disa ndryshime në Kushtetutë në lidhje me sistemin zgjedhor. Këto ndryshime që nuk kanë lidhje me zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODHIR kërkuan ndryshime të mëtejshme në Kodin Zgjedhor, që u diskutuan midis partive në Këshillin Politik, por pa arritur një kompromis para se Parlamenti t’i votonte ato më 5 tetor. Pavarësisht nga rezultati pozitiv i marrëveshjes së arritur më 5 qershor 2020, dialogu politik në vend duhet të përmirësohet, veçanërisht për reformën zgjedhore dhe zbatimin e saj.

“Po vazhdohet me zbatimin e reformës në Drejtësi dhe me luftën kundër krimit të organizuar. Janë bërë përpjekje të jashtëzakonshme për vendosjen e rendit dhe sundimit të shtetit të së drejtës”, theksoi Varhelyi.

LEXO EDHE:

Back to top button