Bebe Rexha promovon këngën e saj të re që lansohet të premten video atraktive në TikTok

Artistja shqiptare me renome botërore, Bebe Rexha, ka paralajmëruar se këtë të premte do të publikojë këngën e saj më të re.

Ajo ka bashkuar forcat sërish me DJ-in e famshëm, David Guetta, për të sjellë remiksin e këngës së famshme “Blue”, e kënduar në versionin origjinal nga Eiffel 65. Krejt kjo erdhi nga kërkesa e madhe e fansave, pasi Bebe Rexha publikoi një demo të këngës në TikTok, e cila u bë virale dhe kërkesat për publikimin e versionit të plotë ishin enorme.

@beberexha@davidguetta and i remixed this song years ago and we never released it. I have no idea how it made it to tik tok but i love it! Cheers! Xoxoxo♬ original sound – SweeetTails

E teksa po bëhet gati ta publikojë të premten, 32-vjeçarja u kujdes që të promovojë pak nga kënga e saj e re, në një video të publikuar në TikTok. Ajo u shfaq e veshur me tuta të zeza në videon e ndarë me ndjekësit, ku nuk hezitoi që par kamerës të vinte në pah trupin e saj.

@beberexha💙💙💙💙 new verse for blue

♬ original sound – SweeetTails

Bebe Rexha shquhet për linjat e saj të kolme, të cilat nuk heziton t’i ekspozojë asnjëherë në paraqitjet e saj.

Foto: Bebe Rexha/TikTok

Ajo ka qenë më pak aktive këtë vit në muzikë, por që iu ka premtuar fansave se do të rikthehet shumë shpejt edhe me projekte të tjera.

Foto: Bebe Rexha/TikTok

 

Foto: Bebe Rexha/TikTok

 

LEXO EDHE:

Back to top button