Bebet e të famshmëve që lindën gjatë vitit 2024

Bebet e të famshmëve që lindën gjatë vitit 2024

BuzzFeed ka shkruar se gjatë vitit 2024 ka pasur shumë çifte të Hollywoodit që mirëpriten fëmijët e tyre përfshirë Justin Bieber me bashkëshorten, aktoren e njohur Margot Robbie me bashkëshortin e  atorin Robert Pattinson me partneren.

Modelja e njohur Hailey Baldwin dhe bashkëshorti i saj, këngëtari Justin Bieber mirëpritën djalin e tyre, Jack Blues Bieber, më 23 gusht.

Aktorja e njohur Olivia Munn dhe aktori, John Mulaney, mirëpritën vajzën e tyre, Méi June Mulaney, më 14 shtator.

Këngëtarja Suki Waterhouse dhe aktori Robert Pattinson mirëpritën një fëmijë, lindjen e të cilit e konfirmuan në muajin prill.

Këngëtarja Ashanti dhe reperi Nelly mirëpritën djalin e tyre, Kareem Kenkaide Haynes, më 18 korrik.

Artistja Vanessa Hudgens dhe bashkëshorti i saj, sportisti, Cole Tucker konfirmuan në muajin korrik se kishin mirëpritur fëmijën e tyre të parë së bashku.

Këngëtarja e njohur Cardi B dhe partneri i saj Offset mirëpritën vajzën e tyre më 7 shtator.

Aktorja e njohur Margot Robbie dhe burri i saj, Tom Ackerley, mirëpritën një djalë, lindjen e të cilit e konfirmoi revista People në muajin nëntor.

Modelja Sofia Richie Grainge dhe bashkëshorti i saj Elliot Grainge mirëpritën vajzën, Eloise Samantha Grainge, më 20 maj.

Këngëtari Wiz Khalifa dhe e dashura e tij, Aimee Aguilar, mirëpritën vajzën Kaydence më 17 korrik.

Vajza e aktorin të njohur, Arnold Schwarzenegger , Katherine Schwarzenegger dhe aktori, Chris Pratt, mirëpritën djalin e tyre, Ford Fitzgerald Schwarzenegger Pratt, më 8 nëntor.

Artistja Lea Michele dhe Zandy Reich mirëpritën vajzën Emery Sol Reich më 25 gusht.

Artisti Maluma dhe e dashura e tij, Susana Gomez, mirëpritën vajzën Paris Londoño Gomez më 9 mars.

Aktorja Cameron Diaz dhe burri i saj Benji Madden mirëpritën djalin Cardinal Madden më 22 mars.

Aktorja Jenna Dewan dhe bashkëshorti i saj, Steve Kazee, mirëpritën vajzën e tyre, Rhiannon Lee Kathryn Kazee, më 14 qershor.

Modelja Miranda Kerr dhe partneri i saj, Evan Spiegel, mirëpritën djalin Pierre Kerr Spiegel më 27 shkurt.

LEXO EDHE:

Back to top button